170 sanksione për vozitje të shpejtë

by admin
Spread the love




Gjatë ditës së djeshme në kuadër të aksionit të përforcuar kontrollues në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të veturave të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, janë sanksionuar 170 shoferë.

Prej tyre, njoftuan sot nga MPB, 16 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa lejohet. Gjatë kësaj, 60 vozitës e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara, ndërsa 110 jashtë vendeve të banuara.

Aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë edhe në ditët në vijim.


Lexo lajme interesante

You may also like