17 viktima nga stuhia Ciaran në Europë – Shqip

by admin
Spread the love

Me goditur Italia, shumë persona të zhdukur

Këtë panoramë shkatërrimesh dhe përmbytjesh ka lënë pas stuhia e fuqishme Ciaran, që goditi këto ditë thuajse gjithë Europën. Bilanci i viktimave ka arritur në 17 në gjithë kontinentin.

Pamjet tregojnë pasojat në qytezën Kampi Bizencio, jo shumë larg Firences. Rajoni italian i Toskanës ka shpallur gjendjen e emergjencës pasi ka bilancin më të rëndë mes gjithë shteteve europiane, prej 7 viktimash.

Edhe pse dëmet janë duke u vlerësuar, bilanci arrin në të paktën 5 milionë euro sipas përllogaritjeve paraprake.

3 viktima janë shënuar edhe në Portugali, po aq sa edhe në Francë, vende që renditen pas Italisë për dëmet e shkaktuara nga kjo stuhi. 2 viktima pati edhe në Belgjikë, ndërsa në Gjermani, Holandë e Spanjë u shënua nga 1 viktimë.

Stuhia Ciaran konsiderohet si një prej më të fuqishmeve që ka goditur kontinentin dekadat e fundit me shpejtësi erërash që arritën rekord prej më shumë se 200 kilometrash në orë.

Stuhia largohet këtë të Shtunë por, gjatë të Dielës, nëpër Europë pritet një tjetër stuhi me reshje më e lehtë.

Ngrohja globale, sipas ekspertëve po shton stuhi të tilla ashtu siç po i bën edhe më të shpeshta fenomenet ekstreme të motit.

Tv Klan

You may also like