16 skuadrat e kualifikuara mësojnë rivalët, si funksionin shorti i Champions League

by admin
Spread the love

16 skuadrat e kualifikuara të Champions League do të mësojnë sot kundërshtarët në shortin që do të hidhet në Nion të Zvicrës. Ceremonia do të startojë në orën 12:00.

8 skuadrat që fituan grupet respektive (Bayern, Benfica, Chelsea, Manchester City, Napoli, Porto, Real Madrid dhe Tottenham) konsiderohen koka serie në short dhe janë më të favorizuara se 8 skuadrat që u renditën të dyjat (Club Brugge, Dortmund, Eintracht Frankfurt, Inter, Leipzig, Liverpool, Milan dhe PSG), sepse do të luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Skuadrat nga i njëjti shtet nuk mund të ndeshen me njëra-tjetrën në këtë fazë të turneut. Gjithashtu klubet nuk mund të përballen me skuadrat që kishin në grupe.

Ndeshjet e para janë programuar të luhen në datat 14-15 dhe 21-22 shkurt të vitit 2023, ndërsa ndeshjet e kthimit në 7-8 dhe 14-15 mars.

Shorti për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen do të mbahet në 17 mars.

Vlen të kujtohet se nuk vlen goli në fushën kundërshtare, prandaj nëse një përballje mbaron në barazim pas 180 minutave (pavarësisht golave që kanë shënuar skuadrat në shtëpi dhe transfertë) do të luhet koha shtesë dhe nëse barazimi vazhdon do të jenë penalltitë ato që do të përcaktojnë fituesin.

Sot do të hidhet edhe shorti i Europa dhe Conference League./ Oversport.tv

You may also like