156 raste të reja, 10 të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1309 teste dhe 156 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në:
• Shkup – 91
• Kavadar – 19
• Manastir – 13
• Prilep dhe Kumanovë – nga 8
• Koçani – 3
• Strugë – 2
• Tetovë, Shtip, Ohër, Kërçovë, Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë, Dellçevë, Kratovë, Bogdanci, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica – nga 1.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 persona që kanë ndërruar jetë: 4 persona nga Shkupi (76, 78, 79 dhe 82 vjeç) dhe nga një person nga Kavadari (61 vjeç), Shtipi (38 vjeç), Prilepi (66 vjeç), Velesi (47 vjeç), Sveti Nikollë (82 vjeç) dhe Berovë (35 vjeç). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.
Janë regjistruar 326 pacientë të rikuperuar:
• Shkup – 135
• Kumanovë – 30
• Kavadar – 23
• Shtip – 21
• Manastir dhe Kriva Pallankë – nga 18
• Prilep – 17
• Veles – 14
• Koçani – 11
• Tetova, Kratovë dhe Negotinë – nga 6
• Probishtip – 5
• Bogdanci dhe Vinica – nga 3
• Kërçovë dhe Gostivar – nga 2
• Gjevgjeli, Sveti Nikollë, Dellçevë, Radovish, Krushevë dhe Dojran – nga 1.
Deri më tani janë kryer gjithsej 1.409.078 teste për Covid-19 në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 206.233, numri i të shëruarve është 191.132, numri i të vdekurve është 7.242, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.859

You may also like