1500 ballistë dhurojnë spektakël, ‘i vënë flakën’ rrugëve të Tetovës me fishekzjarre në të njëjtën orë për 28 Nëntor (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tifogrupi “Ballistët” kanë dhuruar mbrëmjen e djeshme një super spektakël në Tetovë. Ata kanë ndezur në të njëjtën orë, fishekzjarre dhe pishtarë në çdo rrugë.

Në mënyrë metaforike, 1500 ballistë kanë përflakur qiellin duke i bërë të gjithë të shijojnë një pamje shkëlqyes.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, një nga pjesëtarët e grupit, Sheku Ziberi ka treguar se kjo ngjarje ka përkuar si me 30-vjetorin e grupit të “ballistëve”, ashtu edhe me 110-vjetorin e Pavarësisë.

“Ne jemi tifozë e grupit të sportit Shkëndija që përfshin futbollin, karaten dhe lloje të tjera. Ky organizim është përgatitur rreth 6 muaj më parë.

Organizimi ishte i përfshirë me të gjithë anëtarët e grupit tonë. Fillmisht janë bërë disa lista të nëngrupeve tona në çdo lagje. Gjithçka shkoi shumë mirë. Koordinimi ishte perfekt.

Ishin lajmëruar edhe zjarrfikset. Edhe Ministria e Punëve të Brendshme na kontaktoi që mos të ndodhte ndonjë incident, por shyqyr shkoi mirë”, u shpreh ndër të tjera ai.

Video:

You may also like