150 milionë paund të shpërdoruara në merkato, klubi i Premier League shkarkon dy personat përgjegjës

by admin
Spread the love

Pas 23 viteve mungesë, një nga klubet më legjendare të Anglisë, Nottingham Forest u rikthye në nivelin më të lartë të futbollit në ishull, Premier League.

Për të siguruar një paraqitje dinjitoze në elitë klubi i Nottingham shpenzoi plot 150 milionë paund në merkato për të transferuar 22 lojtarë.

Megjithatë, pritshmëritë nuk janë përmbushur dhe në fushë skuadra ka dështuar, të paktën sa i përket nëntë javëve të para të kampionatit. Aktualisht, Nottingham renditet në vendin e parafundit të Premier League me vetëm pesë pikë duke regjistruar një fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje.

Rezultate të tilla kanë bërë që drejtuesit më të lartë të klubit me në krye presidentin grek Evangelos Marinakis, të marrin masa në lidhje me personat që u kujdesën për merkaton. Kështu, nga klubi janë shkarkuar dy drejtorë, bëhet fjalë për shefin e rekrutimeve të reja George Syrianos dhe shefin e skautëve, Andy Scott. Syrianos iu bashkua Nottinghamit pas një pune pozitive tek Stuttgart, megjithatë nuk shfaqi të njëjtin nivel tek anglezët.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like