15 mijë punëtorë të pakënaqur protestuan në Cyrih të Zvicrës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të shtunën, në Cyrih të Zvicrës u mblodhën më shumë se 15,000 punëtorë ndërtimi dhe kërkuan më shumë mbrojtje për shëndetin e tyre dhe jo orë pune të diktuar nga ndërtuesit.
“Kërkojmë që të mos punojmë 10 orë për të njëjtën rrogë, përndryshe ata do duhet të dalin dhe të punojnë në kantier”, ka deklaruarnjë pjesëmarrës. Më tepër se 15,000 punëtorë kanë demonstruar të shtunën në Cyrih përt kushte më të mira të punës. Këtë e kërkojnë në kuadër të Kontratës kolektive të punës, e cila i përcakton kushtet e punës për rreth 80,000 punëtorë dhe e cila sdkadon në fund të vitit.

“Punëtorët sot kanë dalë në rrugë pasi janë tepër të pakënaqur dhe të zemëruar”, thotë një pesëmarrës për “20 Minuten”, transmeton portali Shtegu. “Gjatë gjithë ditës punoj në ndërtimtari dhe kërkoj më shumë mbrojtje, pagë, shëndet dhe kushte më të mira në ndërtimtari”, pohon Xhaferi 51-vjeçar nga Cyrihu.

“Në Zvicër është duke u ndërtuar tmerrësisht shumë, me gjithnjë e më pak njerëz. Punëtorët janë totalisht në presion dhe janë në në limititn e ngarkesës. Ndonjëherë ata punojnë edhe nga 12 orë në ditë”, deklaron udhëheqësi për sektorin e ndërtimtarisë të Sindikatës Unia, Nico Lutz.

“Për momentin është ngarkesë e madhe, ne nuk kemi kohë që punën tonë ta bëjmë në mënyrë të pastër”, ka thënë Patrick, një murator nga Bieli.

Dominik, një tjetër murator ka pohuar: “Kërkojmë që të mos punojmë për të njëjtën rrogë 10 orë në ditë, përndryshe ata do duhet të dalin dhe të punojnë në kantier. Po duhet punuar gjithnjë e më shumë. Herëdo-kurëdo nuk do të mundet më kështu. Po shpresoj të mbetet edhe më tej kështu dhe të mos përkeqësohet situata”.

“Punëtorët e ndërtimit janë të mërzitur që shoqata e ndërtuesve nuk po i kushton vëmendje kërkesave të tyre për më shumë mbrojtje shëndetësore, orar të ndershëm të punës dhe përfundimin e bllokimit për orë gjatë kohës së udhëtimit dhe moti i keq”. Kështu shkruajnë në një komunikatë të përbashkët sindikatat Unia dhe Syna. Negociatat e vazhdueshme për marrëveshjen kolektive të punës (LMV) për tregtinë kryesore të ndërtimit, e cila skadon në fund të vitit 2022, deri më tani nuk kanë çuar në ndonjë konvergjencë.

https://www.20min.ch/video/wir-sind-bereit-bis-zum-schluss-zu-kaempfen-580148935383?fbclid=IwAR1A8x_jp3nV6a2pvBtr3R4ovXSU7pOJLc3kzCCROTHCwbu2780MHPfXyAA

You may also like