“14 raketa goditën sot Kievin”/ Një viktimë dhe gjashtë të plagosur nga bombardimet ruse

by admin
Spread the love

Një person ka humbur jetën në Kiev, pas 4 raketa ruse goditën kryeqytetin  herët në mëngjes të dielën.   

Prej kohësh kryeqyteti ishte jashtë radarit të sulmeve nga rusët, që nga 5 qershor kur u godit një stacion hekurudhor .

Të paktën dy ndërtesa banimi, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko u prekën nga sulmet, ndërsa autoritete mundën të shpëtonin një 7-vjeçare nga rrënojat e pas shumë përpjekjesh edhe nënën e saj. Kërkimet për personat brenda godinës po vazhdojnë ende , tha kryebashkiaku.

Sulmet e sotme në kryeqytetin Kiev thuhet se janë nisur nga bombarduesit Tupolev në Detin Kaspik – rreth 900 milje larg.Ndërkohë të shtunën Qyteti kyç lindor i fushëbetejës, Sievierodonetsk, ra në duart e forcave pro-ruse n pasi trupat ukrainase u tërhoqën, duke thënë se nuk kishte më asgjë për të mbrojtur në qytetin e shkatërruar pas muajsh luftimesh të ashpra.

Rënia e Sievierodonetsk është një humbje e madhe për Kievin, pasi ai kërkon të mbajë kontrollin e rajonit lindor të Donbasit, një objektiv kryesor ushtarak për Kremlinin. Sulmet  vijnë në një kohë kur Rusia ka thënë se do të transferojë sisteme raketore me aftësi bërthamore Iskander-M tek aleati i saj Bjellorusia gjatë muajve të ardhshëm. Sistemet kanë një rreze në deri 500 kilometra.

Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt pjesërisht nga territori bjellorus, i cili kufizohet me Ukrainën në veri. Gjatë gjithë luftës, Moska e ka përdorur Minskun si një bazë satelitore,  për disa nga sulmet e saj ajrore sipas NATO.


Top Channel

You may also like