134 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Në 24 orët e fundit janë regjistruar 134 raste të reja me Kovid-19 nga 912 testime të kryera. Në të njëjtën kohë janë regjistruar 144 pacientë të shëruar, si dhe një person i vdekur.

Gjatë 24 orëve të kaluara është raportuar një humbje jete nga Kumanova (65 vjeç). Personi ka humbur jetën në kushte spitalore. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, janë regjistruar dy humbje jete , nga Strumica (74 vjeç) dhe Vinica (76 vjeç). Një person ka humbur jetën në spital dhe një në shtëpi. Personat janë raportuar të vdekur në periudhën nga 29.08. – 31.08.2022.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.155.983 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 341.261, numri i të shëruarve është 330.472, numri i atyre që humbën jetën është 9.502 dhe numri i rasteve aktive është 1.287


You may also like