13 kualifikime në 19 ballafaqime të dyfishta, Reali tmerr i klubeve angleze në Europë

by admin
Spread the love

Rrugëtimi historik në Ligën e Kampioneve në sezonin e kaluar konfirmoi qasjen pozitive të Realit të Madridit ndaj skuadrave angleze.

Natyrisht që do të jetë e vështirë që diçka e ngjashme të përsëritet në këtë sezon, teksa vjet skuadra e Ançelotit eliminoi me radhë Çelsin (çerekfinale), Sitin (gjysmëfinale) dhe më pas mundi në finalen e madhe në Paris, Liverpulin për të fituar të katërmbëdhjetën.

Madridi mund të thotë se historia ndaj anglezëve i favorizon ata. Dështimet më të mëdha ndaj ishullorëve – përveç finales në Paris kundër Liverpulit në vitin 1981 – janë eliminimi nga Çelsi në gjysmëfinale në maj 2021.

Po ashtu në gusht 2020, në vitin e pandemisë, ishte Siti i Guardiolës ai që eliminoi Realin e Zidanit në 1/8-at e finaleve.

Këtu shtohet edhe eliminimi më i fundit vetëm pak javë më parë në 1/8-at e finaleve.

Dominimi i Realit është theksuar kohët e fundit, me gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit të fituara kundër skuadrave angleze, pa llogaritur finalen e vitit të kaluar.

Idili i Madridit kundër anglezëve filloi në gjysmëfinalet e vitit 1957, duke eliminuar Junajtidin (3-1 dhe 2-2). Më pas, në vitin 1975, ata mundën Derbi Kauntin në raundin e dytë me një përmbysje për histori (4-1 dhe 5-1).

Dy ndeshjet e tjera kualifikuese që Madridi kaloi përballë anglezëve ishin në vitin 2000 (0-0 dhe 2-3) dhe 2003 (3-1 dhe 4-3), në çerekfinale kundër Junajtidit. Në vitin 2016 Reali eliminoi Sitin (0-0, 1-0).

PANORAMASPORT.AL

You may also like