12.9 milionët e transferimit të Ronaldos nuk gjenden, zyrat e Juves bastisen sërish

by admin
Spread the love

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United po hetohet nga autoritetet italiane me urdhër të një kontrolli të ri në zyrat e Juventusit.

Zyrat e klubit bardhezi si në Torino ashtu edhe në Milano u bastisën të premten e kaluar pas akuzave se kishin regjistruar në mënyrë të rreme vlerën e transferimeve midis 2019-tës dhe 2021-shit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kontratat e lojtarëve, dhe faturat.Reuters raporton se një kontroll i ri në zyrat e Juventusit është urdhëruar për të shqyrtuar kushtet financiare të transferimit të Ronaldos prej 12.9 milionë paund te Man Utd.

La Gazzetta dello Sport thotë se ka regjistrime të telefonatave ku drejtuesit e Juventusit dyshohet se diskutojnë një dokument që ‘teorikisht nuk duhet të ekzistonte’ në lidhje me lëvizjen e Ronaldos.

Hetuesit e Torinos nuk e kanë gjetur ende dokumentin dhe drejtuesit e Juventusit nuk kanë arritur të shpjegojnë natyrën e marrëveshjes.Raportet thonë se gjithsej 42 transferime – duke përfshirë ato të Joao Cancelos, Arthur, Danilo, Cristian Romero dhe Miralem Pjanic – gjithashtu janë duke u shqyrtuar.

You may also like