119 raste të reja, tre të vdekur nga KOVID-19

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2 324 testime, ndërsa janë regjistruar 119 raste të reja.
Shumica e këtyre rasteve janë evidentuar në Shkup, edhe atë 87, Manastir-7, Kavadar-6, Kumanovë-4…
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 257 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi jetën e kanë humbur tre persona.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 223 330 raste me kovid, janë shëruar 210 732, ndërsa jetën e kanë humbur 7 907 persona.
Numri i rasteve aktive është 4 691. /SHENJA/


You may also like