11 të vdekur, 31 të shpëtuar nga përmbysja e barkës së emigrantëve në ishullin amerikan (fotot)

by admin
Spread the love

Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe 31 janë shpëtuar pas përmbysjes së një barke emigrantësh në veri të ishullit të Puerto Rico, thanë zyrtarët.

Mes të shpëtuarve ishin tetë haitianë, pas një operacioni të gjerë shpëtimi nga Roja Bregdetare e SHBA.

Nuk është e qartë se sa njerëz kishte në bordin e mjetit, i cili u pikas nga autoritetet e mbrojtjes kufitare rreth 11 milje në veri të ishullit të vogël të pabanuar  Desecheo pranë Puerto Rico.

“Ne po shikojmë sesa njerëz mund të gjejmë dhe të ndihmojmë sa më shumë të mbijetuar,” tha zëdhënësi i rojës bregdetare Ricardo Castrodad, duke shtuar se ishte me fat që zyrtaret panë problemet me barkën.

Katastrofa e fundit vjen pas një serie ngjarjesh të ngjashme ku barka me njerëz nisen nga Haiti ose republika Domenikane drejt ishujve amerikanë të Puerto Rico ose US Virgin Islands.

Në fundjavë 68 emigrantë u shpëtuan në ujërat mes ishullit Hispaniola dhe territorit të SHBA, ku një grua humbi jetën, sipas rrjetit Castrodad.

Në janar më shumë se tridhjetë emigrantë supozohet se kanë humbur jetën pas përmbysjes së barkës së tyre gjatë një stuhie në Bahamas.