11 palestinezë të vrarë/ Tensionohet gjendja në Gaza, Egjipti hyn të qetësojë palët

by admin
Spread the love

Vrasja e 11 palestinezëve gjatë një sulmi izraelit në Bregun Perëndimor mbrëmjen e djeshme, u pasua gjatë gjithë natës me lëshime raketash nga militantët në Gaza e nga sulme ajrore të Izraelite përgjatë kufirit në zonë, duke ripërtërirë shqetësimet mbi një përshkallëzim më të gjerë të situatës.

Egjipti dhe Kombet e Bashkuara janë angazhuar menjëherë si ndërmjetësues për të qetësuar situatën. Ushtria izraelite pohoi se gjatë natës nga Rripi i Gazës janë lëshuar 6 raketa, duke ndezur sirenat e sulmit ajror në komunitetet jugore izraelite. Pesë raketa u rrëzuan nga mbrojtja antiajrore, ndërsa një tjetër ra në një zonë të hapur, por nuk raportohet për të lënduar.

Fraksioni militant palestinez Xhihadi Islamik nuk e mori drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmin me raketa të enjten, megjithatë tha se kishte të drejtën të mbrohej kundër agresionit izraelit. Avionët luftarakë izraelitë goditën më vonë një vend të prodhimit të armëve që i përkiste Hamasit, grupit islamik që kontrollon Gazën, por edhe në këtë rast, nuk u shënuan viktima.

Sulmet ndërkufitare pasuan një operacion izraelit në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor të mërkurën. Mes 11 palestinezëve të vrarë nga trupat izraelite, të paktën ishin civilë, ndërsa llogaritet të jenë plagosur më shumë se 100 persona. Ushtria izraelite pretendon se trupat mësynë zonën në përpjekje për të arrestuar militantë të dyshuar për planifikimin e disa sulmeve.


Top Channel

You may also like