11 fëmijë me nëntë gra të ndryshme, ish-“ylli” i NBA-së përfundon në burg

by admin
Spread the love

Shawn Kemp, një nga lojtarët më të njohur të NBA-së të viteve 1990, u arrestua dhe u burgos në burgun e Pierce County (Washington) i akuzuar për pjesëmarrje në një ngjarje kriminale.

Policia e Tacomës njofton se ai është përfshirë në një sherr me të shtëna me armë mes personave që ndodheshin në dy automjeteve pranë një qendre tregtare.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia ka sekuestruar një armë zjarri.

Shawn Kemp, i cili është 53 vjeç, akuzohet se ka qëlluar me armë, një vepër penale që mund të çojë në një dënim me burg deri në 10 vjet.

Kush është Shawn Kemp, ish—“ylli” NBA-së?

Shawn Kemp, një ish-lojtar i Seattle SuperSonics, Cleveland Cavaliers, Portland Trail Blazers dhe Orlando Magic, i cili ishte 6 herë në All Star, është arrestuar më parë për dy incidente të lidhura me drogën në  vitet 2005 dhe 2006.

Në vitin 2020, Shawn Kemp, i cili fitoi më shumë se 91 milionë dollarë në karrierën e tij 14-vjeçare në NBA dhe luajti në finalet e 1996 me Sonics, hapi një dispanceri kanabisi.

Shawn Kemp, numri 17 i Draftit të NBA-së 1989, ishte një sulmues i fuqishëm 2.08 m i gjatë dhe 117 kilogramë, me të dhëna të pabesueshme. Mesatarisht regjistronte 14.6 pikë dhe 8.4 “rebound” për ndeshje.

“Shawn Kemp është i pandalshëm. Ai është i tmerrshëm. Askush nuk dëshiron ta përballet me të. I thashë se po ngjante gjithnjë e më shumë me Karl Malonen.

Kur hyn në zonë, nuk merr guximin për ta ndalur,” e përshkruante dikur Eddie Johnson, ish-basketbollist i famshëm në kohën e Kemp.

Kemp vuajti nga problemet e mbipeshës dhe jeta e tij e çrregullt kompromentoi formën e tij në sport.

Kemp zyrtarisht ka shtatë fëmijë me gjashtë gra të ndryshme, megjithëse në fund të karrierës së tij u tha se ai kishte 11 fëmijë me nëntë gra të ndryshme.

Sulmuesi i fuqishëm luajti në Finals kundër Bulls-ave të Micheal Jordan Bulls (në vitin 1996).

Ai i ktheu Sonics në një nga skuadrat në modë gjatë viteve ’90 falë një loje spektakolare që e bëri atë një më fortët në historinë e ligës.



Top Channel

You may also like