10 vite nga zbarkimi te Reali dhe profecia e realizuar, çfarë deklaronte Mourinho për Modric

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Si sot dhjetë vite më parë Luka Modric prezantohej si futbollist i Realit të Madridit. “Los Blancos” paguan 35 milionë euro te Tottenham dhe siguruan një nga mesfushorët më premtues, i cili ia doli të bëhej më i miri në rolin e tij.

Në stolin e ekipit spanjoll ishte Jose Mourinho, i cili kishte vetëm një kërkesë për tifozët “aristokratë” të Realit. “Tifozëve u kërkoj t’i japin kohë Luka Modric dhe të tregohen të duruar me të.

Ai është një futbollist fantastik, ‘Santiago Bernabeu’ do të dashurohet me klasin e tij”, deklaronte “Special One” në 27 gushtin e vitit 2012. Sot, Modric është një nga legjendat e klubit më të titulluar në planet.

Me fanellën e Realit të Madridit, ylli nga Zadari ka fituar 21 trofe në total, ku dallohen pesë trofetë e Champions League, ndërkohë që në vitin 2018 ia doli të fitonte “Topin e Artë”.

Profecia e Mourinhos është realizuar, Modric është një idhull në “Santiago Bernabeu”, stadium ku vazhdon të dhurojë “magji” pafund, pavarësisht 36 viteve mbi supe.


Top Channel

You may also like