10 pjesë të trupit të njeriut që në fakt nuk shërbejnë për asgjë – Shqip

by admin
Spread the love

Trupi ynë është
një makineri e mrekullueshme ku secila pjesë e trupit bashkëpunon me të tjerët
dhe na mundëson të ecim, të flasim, të hamë, të shohim, me pak fjalë të jetojmë.
Gjithsesi ka edhe disa pjesë që tashmë nuk kanë ndonjë funksion të madh, e
madje disa nuk shërbejnë për asgjë.

Dhëmbët e
pjekurisë. Ato dalin dhe hiqen shpesh. Paraardhësit tanë i kishin të nevojshme
për shkak të forcës së madhe që duhet të ushtronin për të ngrënë ushqimet që
kishin, ndërsa për ne sot janë të panevojshme.

Muskuli
aurikular. Ky është muskuli i pjesës së sipërme të veshit, por nëse kafshët e përdorin
për të lëvizur veshët, njerëzve nuk ju nevojitet.

Apendiciti. Ata që
e kanë hequr me siguri që mendojnë se ai ka shërbyer vetëm për të dhënë
dhimbje. Edhe pse disa mendojnë se ai shërben për të favorizuar shumimin e
baktereve të mira për zorrët, shumë thonë se nuk ka asnjë nevojë.

Tuberkuli i
Darvinit. Forma e tij ndryshon nga një person tek tjetri dhe tek dikush është më
e dukshme. Në fakt sipas specialistëve është një anomali kongjenitale edhe pse
disa e shohin si një fantazi e natyrës.

Kokat e gjoksit
tek meshkujt. Përveçëse për të vendosur një piercing, për çfarë shërbejnë tjetër
ato? Në fakt mendohet se janë thjesht mbetje të zhvillimit të embrionit.

Gjendra e vogël në
fillim të syrit. Bëhet fjalë për një gjurmë nga një qepallë e tretë që e kanë
disa kafshë. Dikur shërbente si mbrojtës për njerëzit nga rrezet e diellit, por
sot nuk hyn më në punë.

Kërbishtja. Kjo është
kocka e fundit e shtyllës kurriozore që dhemb aqs shumë kur vritesh. Dikur,
njerëzit kishin bisht kjo ishte e nevojshme, por sot nuk kanë asnjë lloj
nevoje.

Qimet. Para se të
kishte mjete ngrohëse, qimet shërbenin për të ngrohur trupin. Në disa pjesë ato
vërtet shërbejnë si mbrojtje  ndaj
infeksioneve, por në disa të tjera janë kot.

Muskuli i qimeve.
I vendosur nën qime, ai shërben për të drejtuar si duhet ato për shembull në
raste frike apo emocionesh. Në fakt edhe po të mos ishte nuk do kishte asnjë
problem

Muskuli i kyçit të
dorës. Jo të gjithë e kanë atë dhe 14 për qind e popullsisë e kanë vetëm në njërin
krah. Në fakt ky muskul ndodhet mes pëllëmbës dhe parakrahut dhe fshihet poshtë
një tendinë. Në fakt nuk shërben për asgje.

You may also like