10 mijë euro qira në ditë për katër muaj, Harry Kane “braktis” hotelin luksoz në Mynih

by admin
Spread the love

Prej më shumë se katër muajsh, pra që kur u transferua te Bayerni i Mynihut, Harry Kane është akomoduar në një hotel luksoz që kushtonte 10 mijë euro nata, por tashmë ish-sulmuesi i Tottenhamit është zhvendosur në një banesë të re.

Sulmuesi anglez me anë të një postimi në Instagram ka dashur të falënderojë dhe të përshëndesë të gjithë punonjësit e hotelit që e kanë pritur në Gjermani për këto muajt e fundit të vitit.

Sipas asaj që raporton BILD, Kane tani ka gjetur një shtëpi të re dhe duhet t’i paguajë hotelit rreth një milion e dyqind mijë euro, shumë e shpenzuar për të jetuar në hotelin luksoz muajt e fundit./ Super Sport


Top Channel

You may also like