10 aeroportet që kanë regjistruar më shumë vonesa dhe anulime fluturimesh këtë verë! – Shqip

by admin
Spread the love

Çdokush që ka rezervuar fluturimin po përballet me anulim.

Duke shtuar fluskin gjatë sezonit të verës si dhe çështjet e personelit në aeroporte dhe linja ajrore, sipas CNN pritet një stuhi vonesash dhe anulimesh.

Në Aeroportin Ndërkombëtar Toronto Pearson në Kanada – më shumë se gjysma e fluturimeve të planifikuara mes 26 majit dhe 19 korrikut u vonuan, sipas të dhënave të marra nga faqja e gjurmimit të fluturimeve FlightAware.

Air Canada prezantoi të martën një politikë fleksibël që ofron ndryshime të biletave pa tarifa shtesë të synuar posaçërisht për Toronto Pearson “për shkak të vonesave më të gjata se zakonisht”. Politika i lejon udhëtarët të ndryshojnë fluturimet e tyre të nisjes ose mbërritjes në aeroportin e qytetit Billy Bishop të Torontos.

Sigurisht, aeroporti i Torontos nuk është i vetëm në rrëmujën me ndërprerjet e fluturimeve. Shtatë nga 10 aeroportet me më shumë vonesa këtë verë, janë në Evropë. Aeroportet në Frankfurt, Paris, Amsterdam dhe Londër po shohin vonesat më të mëdha, sipas të dhënave të “FlightAware”.

Aeroporti Heathrow i Londrës së fundmi ndërmori hapin e jashtëzakonshëm duke u kërkuar linjave ajrore që të ndalojnë shitjen e biletave për udhëtimet këtë verë.

Vetëm një aeroport amerikan u rendit në top 10-shen e aeroporteve në listën globale të vonesave: Aeroporti Ndërkombëtar Orlando në Florida.

10 aeroportet me më shumë vonesa gjatë verës:

  1. Aeroporti Ndërkombëtar i Toronto Pearson (Kanada): 52.5%
  2. Aeroporti i Frankfurtit (Gjermani): 45.4%
  3. Aeroporti i Parisit Charles de Gaulle (Francë): 43.2%
  4. Aeroporti i Amsterdamit Schiphol (Holandë): 41.5%
  5. Aeroporti Gatwick i Londrës (Mbretëria e Bashkuar): 41.1%
  6. Aeroporti Heathrow (Mbretëria e Bashkuar): 40.5%
  7. Aeroporti i Mynihut (Gjermani): 40.4%
  8. Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës (Greqi): 37.9%
  9. Aeroporti i Sydney Kingsford Smith (Australi): 34.2%
  10. Aeroporti Ndërkombëtar Orlando (Shtetet e Bashkuara): 33.4%

Renditja është bërë nga të dhënat e “FlightAware” nga 26 maji deri më 19 korrik 2022.

You may also like