1 në 5 specie migratore rrezikon zhdukjen – Shqip

by admin
Spread the love

Raporti i OKB-së thekson se ndryshimet klimatike dhe roli i njeriut janë kërcënimet më të mëdha

Më shumë se një e pesta e specieve migratore në botë janë në rrezik të zhdukjes si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe ndikimit të njeriut.

Në këtë përfundim ka dalë një raport i OKB-së i cili thekson se miliarda kafshë bëjnë udhëtime nëpër shkretëtira, fusha ose oqeane çdo vit për t’u shumuar dhe ushqyer.

Megjithatë, ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet njerzore jo vetëm që mund të ndikojnë zvogëlimin e popullatave të tyre, por gjithashtu prishin zinxhirin e tyre ushqimore duke kërcënuar jetesën.

Njeriu përbën kërcënimin më të madh, me aktivitete të tilla si gjuetia, peshkimi dhe forma të tjera të mbishfrytëzimit që ndikojnë në 70% të specieve në listën e OKB-së.

Autorët e këtij raporti u kanë bërë thirrje qeverive të shmangin prishjen e habitateve dhe shtigjeve të emigrimit kur bëjnë investime në infrastrukturë si diga, tubacione ose turbina me erë. Raporti thekson se duhen ndërmarrë hapa për të mbrojtur vendndodhjet vitale që shërbejnë si vende shumimi dhe ushqimi për speciet migratore.

Klan News

You may also like