1 miliard € klauzolë, Barcelona “blindon” talentin e mesfushës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Barcelona është drejt rrugës së rinovimit së kontratës së re me talentin Gavi. Presidenti Laporte ka konfirmuar se çdo gjë është drejt fundit dhe së është shumë i lumtur që 17 vjeçari dhe agjenti i tij Ivan De la Pena kanë rënë dakord me kushtet e reja të propozuara nga drejtuesit e klubit.

Mesfushori i talentuar bëri hapin e madh me skuadrën e parë në sezonin e fundit dhe zhvilloi 34 ndeshje në La Liga duke shënuar dy gola dhe shërbyer pesë asiste për shokët e skuadrës.

Gavi gjithashtu është bërë pjesë shumë e rëndësishme e kombëtares Spanjolle pasi trajneri Luis Enrique e ka përfshirë në ekip që në moshën 17 vjeçare. Mesfushori ka vendosur rekord me kombëtaren pasi ai është lojtari më i ri në histori që ka bërë debutimin me Spanjollët.

Klubi Blaugrana pavarësisht vështirësive financiare po punon  për të qenë konkurrues në të gjitha kompeticionet në sezonin e ri. Franck Kessie dhe Andreas Christensen priten që brenda javësh të prezantohen në ambientet e klubit për tu bërë zyrtarisht lojtarë të Barcelonës.

Robert Lewandowski mbetet objektivi kryesor i merkatos pavarësisht se ekipi Bavarez nuk e lejon transferimin e tij në “Camp Now”, por dëshira e lojtarit për t’u transferuar në Spanjë ka bërë që drejtuesit e klubit mos të dorëzohen për sulmuesin Polak./ Super Sport


Top Channel

You may also like