1 348 raste, 8 të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë bërë 6 141 testime ndërsa janë regjistruar 1 348 raste të reja me koronavirus.

Numri  më i madh i rasteve është evidentuar në Shkup, edhe atë 677 më pas në Kumanovë 82, Prilep-72, Ohër dhe Strumicë nga 47, Veles 38, Tetovë 36…

Në 24 orët e fundit janë shëruar 785 pacientë.

Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi, jetën e kanë humbur tetë persona.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 244 632 raste me koronavirus, janë shëruar 220 400 persona ndërsa jetën e kanë humbur 8 100 persona.

Numri i rasteve aktive është 16 132. /SHENJA/

 


You may also like