1.222 raste dhe 31 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 4.342 testime, ndërsa janë regjistruar 1.222 raste të reja me Covid-19.

Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 1.502 pacientë të shëruar.

Ndërkaq, betejën nga Covid-19 e kanë humbur 31 persona.

Në Shkup ndërruan jetë 6 pacientë (62v, 70v, 73v, 83v, 84v dhe 85v), pesë nga Kumanova (65v, 67v, 72v, 81v dhe 85v), tre nga Manastiri (70v, 80v dhe 89v), dy nga Ohri (53v dhe 62v), një nga Prilepi (85v), Radovishi (81v), Vinica (61v), Makedonska Kamenica (83v) dhe Negotina (62v). Në sistemin Termini Im u regjistruan dhjetë pacientë që ndërruan jetë nga 3 shkurti deri më 10 shkurt: Shku (3), Manastir (2), Ohër (2), Dellçevë (1), Gjevgjeli (1) dhe Kërçove (1). Ministria sqaroi që 9 pacientë që ndërruan jetë ishin plotësisht të vaksinuar.


You may also like