​Qeveria vendos që tatimi në pronë mos të jetë kusht për regjistrimin e veturave

by admin
Spread the love

Qeveria ka miratuar projekt-rregulloren që i mundëson qytetarëve regjistrimin e veturave pa e paguar tatimin në pronë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se vendimi do të mundësojë regjistrimin më të lehtë të veturave.

“Me këtë projekt rregullore u mundësohet të paguajnë automjetet pa marr parasysh tatimet e tyre. Qytetarët me hyrjen në fuqi s’do të humbin kohë nëpër komuna, por mund ta bëjnë direkt regjistrimin e automjeteve”.

“Kjo i ndihmon edhe në uljen e numrit të veturave të pa regjistruara dhe na ndihmon që të anëtarësohemi në kartonin e gjelbër”.

Po
ashtu Qeveria ka miratuar propozim vendimin për t’i propozuar Kuvendit kandidatë
për pesë anëtarët të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Qeveria
ka propozuar 15 kandidatë në garën për anëtarë të Bordit.

Tutje,
në mbledhjen e Qeverisë është miratuar Draft-Raporti Financiar nëntëmujor për
Buxhetin e Kosovës.

Ministri
Murati, tha se për këtë periudhë pranimet kanë arritur mbi 11 miliardë euro.

“Duke
përmbledhur pranimet kanë arritur 11 miliardë euro. Duke shënuar rritje mbi 33
për qind. Pagesat kanë arritur mbi 1 miliardë, rritje deri 3 për qind”.

You may also like