​Antonio Conte ‘zbarkon’ në Londër, pritet të zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

by admin
Spread the love

Antonio Conte ka ‘zbarkuar’ sot në Londër për të nisur aventurën e tij të re me Tottenhamin, i cili mëngjesin e sotëm shkarkoi Nuno Espirito Santo dhe stafin e tij.

Sipas “Sky Sport”, marrëveshja tashmë është mbyllur dhe kjo lëvizje e shpejtë vjen pak ditë pas lajmeve të njëpasnjëshme se Conte do ta zëvendësonte Ole Gunnar Solskjaerin në postin e trajnerit të Manchester United.

Së shpejti do të ketë një takim mes Contes dhe drejtuesve të Tottenhamit.

Tottenhami, në fakt, planifikon të mbyllë gjithçka tashmë sonte, maksimumi nesër në mëngjes, për të shpallur trajnerin e ri dhe për të nisur një cikël të ri. Për momentin, “Spurs” janë në vendin e tetë me 15 pikë në renditje.


Top Channel

You may also like