Ҫfarë po ndodh në Fier? Demokratët i dalin kundër Kreut Bashës: Basha ik, na helmoi me gazin e Ramës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qindra demokratë të Fierit, kanë dalë në protestë kundër vizitës së deputetit Lulzim Basha, ku i kanë kërkuar që të largohet nga Fieri, pasi nuk ka çfarë kërkon më në këtë vend.

Me thirrjet ‘Basha ik’, ata kanë akuzuar deputetin se i ka helmuar me gazin e Ramës.

Njëri prej demokratëve është shprehur se kjo vizitë është një provokim për demokratët.

Kam 8 vjet që punoj me Bashën dhe ai më ka hedhur gaz lotësjellës”, tha një prej zonjave në protestë.
“Gazin që kam marrë tek Lulzim Basha nuk e kam thithur as tek Edi Rama. Nuk jam i pabesë si Basha. Me atë që ka bërë me profesor Sali Berishën, nuk e ka bërë askush. Nuk ma merr dot më votën Lulzim Basha, as me pistoletë në kokë, nuk ma merr më”, u shpreh një tjetër demokrat në Fier.

Akuza e një tjetër demokrati ishte më e rëndë.

Helmoi vëllai, vëllanë. Nuk ka më poshtërsi. Ne dërguam fëmijët për protestë paqësore, por ai na i helmoi”, tha demokrati.

You may also like