Ҫfarë ndodhi? Misteri i mesazhit në celular, që e detyroi Berishën të ndërronte mendje e të tërhiqej vetëm pak minuta pasi kishte nisur sulmin e dytë në PD

by admin
Spread the love

Pas 3 orësh protestë, askush nuk e priste që Sali Berisha të tërhiqej ashtu në mënyrë të papritur dhe të njoftonte shpërndarjen e mbështetësve të tij për t’ia lënë ‘çlirimin e shtëpisë së demokratëve’ një dite tjetër.

Teksa ishte në tentativën e tij të radhës për të kaluar Lanën dhe por t’iu rikthyer selisë blu, papritur Berisha ndërroi mendje.

Gjatë gjithë kohës kur ishte i rrethuar nga militantët e tij, Berisha është parë teksa komunikonte me mesazhe në celular.

Vetëm pak minuta pasi kishte deklaruar se do të rikthehej për sulmin e dytë Berisha njoftoi ‘shkrehjen’ e mësymjes.

Ende nuk dihet se cili ka qenë komunikimi dhe me kë ka folur Berisha që i është ndërruar mendja në atë moment kur dukej i vendosur.

Por duket se fuqia e tij ka qenë shumë herë më e madhe se vendosmëria e Berishës për t’i marrë sa më parë fronin Bashës.

You may also like