​Juventusi mposht Lazion – ja si u vlerësuan Muriqi e Hysaj

by admin
Spread the love

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Olimpico” mes skuadrës së Lazios dhe gjigandit italian Juventus, ku pas 90’ minutave lojë tre pikët i ka siguruar skuadra mysafire.

Juventusi ka shënuar sot fitore të rëndësishme me rezultat 2:0 kundër Lazios, me ndihmën e golave të Bonuccit nga pika e bardhë.

Fillimisht, mbrojtësi italian shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e 23’ të ndeshjes, kurse golin e dytë dhe të vulosjes së fitores Bonucci e shënoi në minutën e 83’ përsëri nga penalltia.

Për Lazion, sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi u inkuadrua në minutën e 65’të të ndeshjes, teksa Hysaj ishte startues, i cili në minutën 43′ u ndëshkua me të verdhë.

Nga SofaScore, Muriqi u vlerësua me notën 6.6, kurse Hysaj me notën 7.1

Me këtë fitore, skuadra e Juventusit ngjitet në pozitën e gjashtë me gjithsej 21 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Lazios në vendin e pestë.

/Insporti.com

Lexo lajme interesante

You may also like